Dita e Evropës, Osmani: Kjo ditë është një riafirmim i asaj që jemi, ne besojmë në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën e Evropës ka thënë se me rastin e ditës së Evropës, reflekohet mbi vlerat e Republikës së Kosovës dhe BE-së
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka deklaruar se për popullin e Kosovës, kjo ditë është një riafirmim i asaj që jemi.
“Sot, ne shënojmë Ditën e Evropës dhe reflektojmë mbi vlerat në thelb të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Për popullin e Kosovës, kjo ditë është një riafirmim i asaj që jemi. Sepse ne besojmë në Evropë. Dhe sepse këto vlera na kanë përcjellë në momentet tona më të vështira dhe vazhdojnë të ndriçojnë rrugën tonë përpara, deri në vendin që i takon si anëtare e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Osmani. /21Media
Today, we mark Europe Day and reflect on the values at the core of both our Republic and the European Union: democracy, human rights, and the rule of law.
For the people of Kosovo, this day is a reaffirmation of who we are. Because we believe in Europe. And because these values… pic.twitter.com/JpYjMpMCI7
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2025