Dita e fundit e bisedimeve “të vështira”

Sot është dita e fundit e bisedimeve në  samitin e  G20-ës

Udhëheqësit sot po hyjnë në ditën e fundit të bisedimeve në takimin e G20-ës në Hamburg, ndërsa zyrtarët përpiqen të kapërcejnë hendekun me SHBA-në për çështje të tilla si tregtia dhe ndryshimet klimatike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po pret samitin në Hamburg, tha se bisedimet deri më tani kanë qenë “shumë të vështira”, shkruan BBC.

Negociatorët punuan gjatë gjithë natës në përpjekje për të arritur një kompromis mbi formulimin e deklaratës përfundimtare të samitit, pas natës së dytë të protestave të dhunshme në rrugët e Hamburgut, përcjell rtv21.tv.

Udhëheqësit në samitin po përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët me SHBA pas vendimit të Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja për ndryshimet klimatike në Paris.

Ndërsa, për shkak të protestave policët në rrugë përdorën edhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit. Rreth 200 policë u plagosën gjatë këtyre protestave. Zyrtarët ushtarakë gjermanë më vonë u dërguanpër të sjellur në rend në rrugët e Hamburgut.

Kancelarja gjermane Merkel tha se ajo mund të kuptonte protesta paqësore, por tha se demonstratat që “vënë jetën në rrezik” janë “të papranueshme”./21Media

Back to top button