Zjarr në Ministrinë e Financave, një i vdekur

Shkak i zjarrit, problemi me energjinë elektrike

Autoritetet në El Salvador bëjnë të ditur se së paku një person ka vdekur nga tymi dhe djegiet pas zjarrit që ra në Ministrinë e Financave në El Salvador, transmeton Reuters.

Thuhet se disa njerëz janë bllokuar në ndërtesën nëntë katëshe, ndërsa televizioni lokal ka publikuar xhirimin në të cilin shihet personi që kërcen nga ndërtesa në përpjekje për të shpëtuar.

Rreth 25 persona janë dërguar në spitale për t’u trajtuar, disa prej tyre janë lënduar rëndë.

Zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik njoftuan media lokale./21Media

Back to top button