Kandidati i LDK-së heq dorë nga ankesa

Megjithatë, Imeri thotë se Qendra për Numërim dhe Rezultate ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri ka bërë të ditur se nuk do të nuk do të ushtroj më ankesë ndaj vendimit të PZAP-it pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Këtë të drejtë ligjore nuk do ta ushtrojë me ç’rast po i hapi rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Duke ndërmarrë një veprim të tillë po ju mbetem borxh të gjithë votuesve në nivel të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar, pasi që Qendra për Numërim dhe Rezultate ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë në rinumërim të votave në vendvotime, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve duke manipuluar me votat e juaja ka shkelur të drejtat e juaja dhe të drejtën time që vota të shkoi tek ai që është dedikuar”, ka thënë Imeri nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Ai tha se vënia e interesit kombëtar para atij personal e shtyri ta ndërmarr këtë veprim për heqje dorë nga ankesa pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. “Me këtë akt moral shpresoj se edhe të gjithë manipuluesit e votave të cilat janë të shenjta do të japin dorëheqje nga detyrat dhe të marrin përgjegjësit për veprimet manipulative, konkretisht kordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj”, ka thënë Vehbi Imeri përmes një shkrimi.

KQZ-ja mund ta bëjë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor.

Ndryshe dje kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka sqaruar se nëse nuk do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme, atëherë institucioni që ajo drejton mundet ta bëj certifikimin e rezultateve./21Media

Back to top button