Dita e fundit e fushatës

Partitë politike kanë më pak se 24 orë të shpalosin programin dhe të takohen me përkrahësit e tyre, pasi të shtunën(nesër) është dita e heshtjes zgjedhore.
Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, këtë të diel./21Media

Back to top button