Dita e fundit si lojtar i Barcelonës për yllin argjentinas
30 qershori është dita e fundit si lojtar i Barcelonës për yllin e futbollit, Lionel Messi.
Sot skadon kontrata e tij e nënshkruar vite më parë, përmes të cilës Messi shkroi historinë e tij në fushën e gjelbër.
Nga 1 korriku, Messi është i lirë, por pse ylli i Barcelonës nuk ka vazhduar kontratën në klubin ku bëri histori?
Messi kohë më parë, kishte listuar disa arsye se pse nuk do të vazhdojë kjo kontratë, e që zërat për përmbylljen e rrugëtimit të tij në Barcelonë kanë filluar shumë kohë më parë dhe ishte menduar që ai të largohet që nga vera e kaluar.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë top klubet që kanë shprehur interesim për yllin argjentinas.
Sipas Sportsmail, Barcelona me çdo kusht po mundohet të rishkruajë një kontratë me Messi-n, por siç duket karriera e tij në Barcelonë, është drejt fundit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?