Dita Evropiane për bashkëpunim territorial, “RMV dhe Shqipëria sa më shpejtë të hyjnë në BE”

150 pjesëmarrës të ndryshëm u mblodhën në Korçë të Shqipërisë për të shënuar Ditën Evropiane për bashkëpunim territorial. Qëllimi kryesorë janë përfitimet nga zbatimi i programit IPA për bashkëpunim përtej kufijve mes dy vendeve, financuar nga BE. Fokusi kryesor është identifikimi i mundësive për zhvillim të turizmit, avancimin e bashkëpunimit përtej kufijve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe promovim i rezultateve të projekteve që janë pjesë e programit të BE.
“Bashkëpunimi ndërkufitar është shumë i rëndësishëm për eurointegrimet. Madje edhe në të kaluarën vendet anëtare të BE-së filluan shumë më herët me bashkëpunimin përtej kufijve dhe dua që këto dy vende, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të na bashkohen sa më shpejt që është e mundur në BE-në. Andaj me rëndësi të madhe është bashkëpunimi përtej kufijve”, deklaroi Luigi Soreca, ambasador i BE-së në Shqipëri.
“Siç tha ambasadori, nëse shëtisni në këtë korridor të panairit, do të shihni punë të dobishme nga bashkëpunimi PËRTEJ KUFIJVE, me përkrahjen e BE-së. Tregojmë mënyra se po punohet bashkë dhe në këtë mënyrë ballafaqohemi bashkë me sfidat, duke i shfrytëzuar potencialet e përbashkëta. Gjithsesi, në procesin e eurointegrimit është i rëndësishëm momenti i sigurimit të përfitimeve për njerëzit që jetojnë në këto vende. Andaj jam i lumtur që mund ta shikoj suksesin e RMV-Së, Shqipërisë dhe BE-së në bashkëpunimin e tyre të përbashkët”, tha David Geer, ambasador i BE-së në RMV.
Dita Evropiane për bashkëpunim territorial shënohet çdo vit nëpër Evropë dhe jashtë kufijve të saj. Kjo paraqet mundësi që bashkësitë lokale dhe kreatorët e politikave të jenë dëshmitarë të rëndësisë së bashkëpunimit territorial. Ngjarjet e tilla tregojnë se si projektet për bashkëpunim përtej kufijve i ulin pengesat, ndërsa në të njëjtën kohë e rrisin mirëkuptimin kulturor dhe efikasitetin mes rajoneve evropiane. Deri më tani janë realizuar pesë projekte, pjesë e IPA programit për bashkëpunim përtej kufijve mes dy vendeve./TV21

Show More
Back to top button