Mehaj mirënjohës për misionin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka uruar komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari me rastin e marrjes së detyrës së re.
Mehaj ka shprehur edhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.
Ndërsa, gjeneral major Kajari është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësi i tij.
“Ministri  dhe gjeneral u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështje me interes të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale”, thuhet në njoftim./21Media

Show More
Back to top button