Dita vendimtare për VV-në dhe LDK-në

Nesër votohet Qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje(VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) sot do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Të dy partitë fillimisht do të mbledhin këshillat e përgjithshëm për të prezantuar marrëveshjen.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të fillojë në orën 13:00, ndërkaq për Vetëvendosjen ende nuk dihet.

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti do të ketë takim edhe me përfaqësues të komuniteteve pakicë në Kosovë, ku nuk përfshihet Lista Serbe, me të cilët pritet të arrijë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kujtojmë se nesër nga ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Qeveria Kurti./21Media

Back to top button