“Stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”

Reagimi i Veliut pas lajmeve për arritjen e marrëveshjes

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu sonte reagoi përmes një shkrimi pas lajmit për marrëveshjen VV-LDK. Veliu nuk komentoi asgjë lidhur me dakordimin e partive.

“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh.”, shkroi Veliu në facebook.

Ndërkohë, siç njoftuan zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së për RTV21, sot këshilli LVV do të mbajë mbledhje e po ashtu këshilli i LDK-së. Mirëpo, sipas tyre fillimisht do të nënshkruhet marrëveshja e pastaj do t’i dërgohet këshillit të LVV-së dhe atij LDK-së. /21Media 

Back to top button