Ditë zie në familjen e Arben Gashit

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot ka humbur personin më të dashur, ati i vdiq babai.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook vëllai i deputetit, Flamur Gashi.

“Lamtumirë BABË, Me vrau në zemër dhe ma këputi shpirtin, kjo ikje e jotja… Emri, vepra dhe puna jote, më bëjnë të ndjehem krenar në jetë të jetëve ! U prehsh në parajsen e përjetshme!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

 

Në mesin e atyre që shprehën ngushëllime për  vdekjen e babait Gashit, është edhe  kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit Xhemajl Gashi, njëherit babai i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gashi, miqve, të afërmve dhe bashkëpartiakut tim”. ka shkruar Hoti në Facebook. /21Media 

Back to top button