Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj: Me Mbretërinë e Bashkuar përherë të jemi bashkë si sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me rastin e ditëlindjes së mbretit Charles III.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë, që me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, të marr pjesë në festën e organizuar me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Nicholas Abbott, kanë folur për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Në festim të ditëlindjes së Mbretit, ndamë edhe urimet për thellimin e partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve tona”.

“Uroj që sikurse sot, të jemi bashkë përherë! 🇽🇰🇬🇧”, është shprehur Haradinaj./21Media

Back to top button