“Ditët e Rekonstruksionit të Gjirit”, 6 gra do të operohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me datën 7 dhe 8 prill fillojnë “Ditët e Rekonstruksionit të Gjirit”.
Sipas programit operativ, për këto dy ditë do të operohen 6 gra, te të cilat do të bëhet rekonstruksioni definitiv (akti i dytë i rekonstruksionit të gjirit).
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës thuhet se këto operacione realizohen nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, me ndihmën e një kompanie gjermane, e cila i ka dhuruar QKUK-së donacion proteza-implante të gjirit përmes Erik Vogelenzang, udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global./21Media

 

Back to top button