Rohde i zhgënjyer me procesin e votimit të Kryeprokuorit i Shtetit

Propozimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror i ri i shtetit ka ngjallur reagimin edhe të ndërkombëtarëve.
Sot ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai e ka cliësuar si zhgënyjes procesin e zgjedhjes së Isufajt. Ai ka thënë se nuk është rruga përpara.
 
“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese dhe jo rrugë përpara. Sidomos kur OJQ-të e njohura si IKD dhe GLPS kanë shprehur shqetësime të ngjashme”, ka shkruar Rohde në Twitter.


Dje po ashtu ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Edhe organizatat si IKD, GLPS dhe FOL e kanë cilësuar propozimin e KPK si të papranueshëm.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mori në mënyrë unanime 11 vota të anëtarëve të KPK-së dhe u shpall si propozim për kryeprokuror të shtetit./21Media

Back to top button