Jasharajt e rinj duke shijuar iftarin në odën e familjes

Muaji i Ramazanit, i cili është muaji më i rëndësishëm për myslimanët ka filluar të shtunën. Koha e iftarit dhe e syfyrit i mbledhin anëtarët e familjes rreth sofrës.
Mbledhja pranë sofrës, përveç tjerash ka edhe hijeshinë e vet, shkruan rtv21.tv
Të bashkuar rreth sofrës, së fundmi janë parë edhe anëtarët e rinj të familjes së Komandantit Adem Jashari, për të cilët është shkruar se kanë qenë duke shijuar iftarin.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale pranë sofrës shihen Jasharajt e rinj, në odën heroike të familjes Jashari.
May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor
Kujtojmë që, në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame. Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame. Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.
Muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./21Media

Back to top button