DJ i njohur akuzohet për abuzim seksual me të mitura

DJ Tim Westwood po përballet me akuza për abuzim seksual nga disa gra.
Njëra nga to pretendon se Westwood ishte 30 vjeç aso kohe, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.
Westwood nuk ka komnetuar asgjë rreth akuzave deri më tani.
Në prill, një numër grash akuzuan Westwood-in për abuzim seksual mes viteve 1992-2017.
BBC News ka bërë një hulumtim të dhjetë rrëfimeve të grave dhe disa nga historitë tregojnë se të gjitha viktimat ishin në moshën 18 vjeçare.
Njëra ka thënë se ajo ishte vetëm 14 vjeç, një tjetër ka thënë se ajo ishte 16 vjeç. Sipas të dyjave, lidhja me të dyshuarin për këtë vepër ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.
Pas gjithë këtyre akuzave të ngritura ndaj tij, DJ i njohur nuk do të ketë një paraqitje të shtunën deri në një njoftim të radhës./21Media

Back to top button