Momenti kur protestuesit sulmojnë zyrën e kryeministrit

Më herët këtë mëngjes, protestuesit thyen një kordon sigurie që mbron zyrën e kryeministrit në Colombo, kryeqyteti i Sri Lankës.
Për orë të tëra demonstruesit ishin në një përplasje të tensionuar me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për t’i mbajtur jashtë ndërtesës, transmeton rtv21.tv.
Por pas disa përpjekjesh, turma arriti të rrëzonte pjesë të portës dhe të ngjitej në terren./21Media

Back to top button