DJ turk, Burak Yeter do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Është zbuluar emri i një artisti tjetër që do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”.
Bëhet fjalë për Burak Yeter, DJ dhe producent i njohur turk. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.
Skepta, Aj Tracey, Diplo, Elvana Gjata janë emrat e tjerë që janë bërë të ditur se do të performojnë në “Sunny Hill”.


“Sunny Hill Festival 2022”, do të zhvillohet në data 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
“Sunny Hill” është një festival ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, që organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa./21Media

Back to top button