Djali bashkon Shakirën e Piquen!

Shakira dhe Gerard Pique janë kthyer në fokusin kryesor të mediave pasi njoftuan ndarjen e tyre pak javë më parë përmes një komunikate të shkurtër.

Po kështu, mësohet se këtë fundjavë të dy kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e bejsbollit të djalit të tyre të madh, Milan Pique Mebarak. Megjithatë, ata kurrë nuk folën me njëri-tjetrin.

Ish-çifti u paraqit në lojën e bejsbollit të njërit prej djemve të tyre, por ata u ulën mjaft larg njëri-tjetrit. Dy të famshmit po mbështesnin Milanin, djalin e tyre nëntë vjeçar”, njoftoi portali TMZ, i cili ndau një sërë fotosh nga takimi i vështirë.

Në imazhet, të cilat shumë shpejt u bënë virale në rrjete të ndryshme sociale, Shakira shihet mjaft e buzëqeshur teksa po shikonte ndeshjen, ndërsa mbrojtësi i Barcelonës nuk shfaqi fytyrën e tij më të mirë.

“Gerard ishte me nënën e tij në njërën anë të tribunës, ndërsa kolumbianja mbërriti me disa nga miqtë e saj dhe u ul në anën tjetër. Madje këngëtarja ka kaluar disa kohë vetëm në stol”, ka shtuar ai./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button