Djali e bëri babain për spital në Suharekë

 
Policia ka bërë të ditur se dje një burrë kosovar nga Suhareka ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
”Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button