Kaloni te përmbajtja kryesore

Djali ther me thikë babain

Një 47 vjeçar ka plagosur me thikë të atin. Ngjarja është regjistruar në Levan të Fierit në Shqipëri.
“Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij”, ka informuar sot policia.
Shtetasi S.V., 47 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., 80 vjeç ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button