Zyrtari i EULEX-it parkon veturën mbi hapësirën e gjelbër

Një zyrtar i EULEX-it ka treguar se s’i bëhet vonë për rregullat e trafikut në Kosovë kur është pyetur nga një qytetar se a parkon keq sikur në Prishtinë, edhe në vendin e tij të origjinës.
Një video e postuar në Facebook, dëgjohet teksa thotë se e “Parkoj kështu në Kosovë”.
Rasti ka ndodhur në Rrugën C në Prishtinë
Përgjigjen e tillë nga zyrtari i EULEX-it e ka komentuar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
“Çfarë shfaqje e turpshme e arrogancës. E turpshme”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Back to top button