Dje 6 persona ushtruan dhunë në familje

 

 

 

 

Në Policinë e Kosovës dje më datë 02.09.2020 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.

Rasti i parë është raportuar në Rahovec rreth orës 09:37. Policia arrestoi të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është raportuar në Gjilan rreth orës 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Më pas rreth orës 13:35, në Fushë viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar, njofton Policia.

Në Fushë Kosovë u raportua edhe një tjetër rast i dhunës në familje. Rreth orës 15:13 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Policia tha se nuk raportohet për të lënduar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë rreth orës 14:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka  qenë nën ndikim të alkoolit  ka sulmuar viktimën femër kosovare dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i 6 i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri.

Viktima femër kosovare, rreth orës 16:30 ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i ishte ofruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuar është në kërkim. Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button