DnV: 3% e vendvotimeve hapen me vonesë

 

Demokracia në Veprim ka njoftuar se tre për qind e 2382 vendvotimeve në Republikën e Kosovës janë hapur me vonesë.

“Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime. Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, Lista e Votuesve, UV llampa, si dhe spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve”, ka bërë të ditur DnV-ja.

E sa i përket respektimit të masave, nga DnV-ja është thënë se ka evidentuar që 97 për qind të vendvotimeve janë pajisur me pajisje mbrojtëse.

Në konferencën e parë për media të mbajtur për sot, Demokracia në Veprim ka njoftuar se vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit./21Media 

Back to top button