DnV: Koalicioni PAN ka më së shumti vota

Demokracia në Veprim publikon rezultatet preliminare

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mbajti konferencë për media, me ç’rast publikoi rezultatet preliminare për zgjedhjet që janë mbajtur sot.

Ky rrjet i organizatave vendore ka të akredituar 2 mijë e 912 vëzhgues, të cilët mbuluan të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet, shkruan rtv21.tv

Sipas DnV koalicioni PAN prinë me 36.9%, duke vazhduar me koalicionin LDK-AKR-ALTERNATIVA me 26.2%, Vetëvendosja me 24.7% dhe LISTA serbe me 3.5%

Ata thanë se këto janë vetëm 30 për qind e rezultateve dhe janë rezultate preliminare, ndërsa shtoi se do t’i publikojnë në faqen e tyre zyrtare./21Media

Back to top button