Vetëvendosje kremton sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”

Kurti ka thënë se sot në mbrëmje do të festojnë me një rezultat të bukur

Kandidati për kryeministret nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sonte duke filluar nga ora 22.30 në sheshin “Zahir Pajaziti” do të kremtojnë fitoren e madhe në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se të dhënat nga qendrat e votimit dhe numërimit janë më të sakta dhe më të mira se sa Exit Polli.

“Lajmet që po vijnë nga përfaqësuesit tanë në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit janë më të mira e më të sakta se çdo anketë apo “exit poll”. Çdo votë do të mbrohet, dhe në mbrëmje do të festojmë me një rezultat vërtet të bukur.Ju falemnderit të gjithëve”, thuhet në postimin e Kurtit.

Fotografia e Albin Kurti

Back to top button