DnV: Partitë nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

 
Demokracia në Veprim u ka rikujtuar subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë.
Sipas DnV, nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra.
“Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste. Nuk është rast më i mirë i përfshirjes së grave as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%”, thuhet në reagim.
Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë.

Back to top button