Policia ndalon dasmën në Radac të Pejës

 
Policia e Kosovës ka ndaluar një aheng familjar në fshatin Radac të Pejës, në zbatimin e masave sipas Ligjit AntiCovid-19.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot me datë 04.09.2021, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se ne fshatin Radac-Pejë, është duke u mbajtur një aheng (dasmë). Me të marr informatën Njësitet relevante të Policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë në mënyrë profesionale menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dy mijë euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind euro.
Të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.
Policia e Kosovës apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së. “Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button