“Do ta kthejmë Shtërpcën në një destianacion turistik të nivelit botëror”
Premtimet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa gjatë fushatës zgjedhore në Shtërpcë
Nga Shtërpca, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alterniativa, Avdullah Hoti, tha se do ta kthejnë Shtërpcën në një destinacion turistik të nivelit botëror.
Ai premtoi vende të reja pune përmes projektit të Brezovicës. “Do ta kthejmë Shtërpcën në një destianacion turistik të nivelit botëror. Përmes projektit të Brezovicë do të krijojmë vende të të reja pune.. Programi jonë për fushën e bujqësisë është më i miri, do t’ trefishojmë në veçanti grantet për blegtori…”, tha Hoti.
Ndërsa, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh se për këtë vend meriton të punohet shumë më shumë, për natyrën e mrekullueshme që ka kjo pjesë, raporton rtv21.tv.
“Nuk do të ketë fabrika, hotele, resurse veç për një komunitet, por, këto iu takojnë të gjithë qytetarëve të kësaj pjese. Do të kem një qeveri qe do t’i ketë duart e zgjidhura për t’i zgjidhur problemet e këtij vendi”, u shpreh Mustafa.
Para komunitetit shqiptar të Shtërpces, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se ky koalicion nuk do të abuzojë asnjëherë me qytetarin dhe nuk do të zhvat vendin. “Jam i bindur se ky njeri do të realizojë çdo pikë të porgramit që është prgram që krijon vende të reja pune, hyrje të mëdha buxhetore etj”, u shpreh Pacolli./21Media