Do të hiqen nga tregu mallrat nga Serbia që s’janë në përputhje me Kushtetutën

 

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot ka nxjerrë një urdhëresë për zbatimin e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, në përputhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Urdhërohet Inspektorati i tregut të largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit”, shkruhet në urdhëresën e minstres Hajdari.

Sipas njoftimit të MEPTINIS-it, urdhërsa hyn në fuqi menjëherë./21Media

Back to top button