Do të ketë rritje enorme të rasteve me koronavirus në Kosovë

 
Bujar Gashi, drejtor i Qendrës Familjare së Prishtinës, ka treguar se si parashihet të jetë gjendja me Covid-19, gjatë ditëve të ardhshme në vendin tonë.
Gashi në emisionin “BonBon” të RTV21, ka thënë se do të ketë rritje enorme të rasteve me koronavirus.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 ka vdekur një person. Në bazë të dhënave sot janë regjistruar edhe 2 mijë e 708 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 10 mijë e 833 mostrave. Numër i lartë i rasteve të reja janë regjistruar edhe dje, bëhet fjalë për 2 mijë e 50 raste./21Media

Back to top button