Dogana e Kosovës sot fillon punën në Durrës

Ceremonia zyrtare do të mbahet në ora 13:00

Sot në portin e Durrësit mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në port.

Ceremonia zyrtare do të mbahet sot në orën 13:00 në Portin e Durrës.

Në këtë ceremoni nga Qeveria e Kosovës marrin pjesë: Fatmir Limaj, zv.kryeministër dhe njëheri koordinator kombëtar  i dy qeverive, Bedri Hamza, ministër i Financave, Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës.

Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky premtim nuk u bë asnjëherë realitet.

Back to top button