Sot 20 vjet nga masakra e Reçakut

Do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak

Sot bëhen 20 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga ora 09:00 deri në orën 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin përkujtimor në Reçak.

Ndërsa, më pas do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak, kurse nga ora 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Më 15 Janar 1999, në atë ditë të kobshme në Reçak ishin vrarë e u masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Back to top button