Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën në tri raste të ndara

 

Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara.

Fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara. “Asnjë nga barnat e gjetura ne ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. “Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Në rastin e dytë në një Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve
Farmaceutike / Hormone për Stimulim të Fekondimit Artificial”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftimin e Doganës thuhet se në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse./21Media

Parandalohet kontrabanda ne tri raste të ndara

Prishtinë 17 mars 2021, njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë…

Posted by Dogana e Kosovës on Wednesday, 17 March 2021

Back to top button