Kaloni te përmbajtja kryesore

Dogana konfiskon mall me vlerë mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar mall me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Sllatinë të Vitisë. Bëhet e ditur se Dogana ka përcjellë një veturë me targa nga Kosova e cila ka hyrë ilegalisht nga brezi kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe ka arritur ta ndalë në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Sipas njoftimit, janë konfiskuar 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan i papërpunuar.

“Vlera e mallit sipas tregut është mbi 10 mijë, ndërsa shmangie nga taksat doganore është mbi 18 mijë euro. Automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button