Kaloni te përmbajtja kryesore

Vitia: Shifrat e ikjes së mjekëve janë ulur

Në seancën plenare në Kuven Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se për herë të parë në 7 vitete e fundit, shifrat e ikjës së mjekëve kanë pësuar rënie.

“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur. Statuti i SHSKUK-së nuk është duke mbyllur shërbime, përkundrazi, çdo ditë po hapim shërbime të reja.”, ka theksuar Vitia.

Paraprakisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se ikja “masive” e profesionistëve nga Kosova, mund të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor, me ç’rast, Vitia e akuzoi atë për shpifje dhe përhapje të informacioneve të pasakta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button