Doganat deri në fund të vitit grumbullojnë mbi 1 miliard euro

Terminali doganor i Kosovës në Durrës në janar të vitit 2018

Deri në fund të vitit është parashikuar të grumbullohen mbi 1 miliard euro nga doganat e Kosovës. Kështu ka deklaruar për RTV21 drejtori i doganave të Kosovës, Bahri Berisha. Sipas tij, për Doganën e Kosovës mbetet sfidë luftimi i kontrabandës së mallrave jashtë pikave kufitare, duke përfshirë edhe pjesën e veriut të vendit. Terminali Doganor i Kosovës në Shqipëri do të jetë në Durrës e funksionalizimi i tij pritet të bëhet nga janari i vitit të ardhshëm./21Media

Back to top button