“Doktori i Mrekullive” viziton Shqipërinë

Aktori turk Taner Ölmez i cili në Kosovë u bë i njohur fal rolit të “Aliut” në serialin “Doktori i Mrekullive” ka marrë pjesë në Festivalin të Këngës në RTSH që u mbajtë mbrëmë.

I ftuar nga aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, Taner para të pranishmëve të Festivalit ka folur shqip.

“Mirëmbrëma shqiptarë”, ka thënë ai me t’u ngjitur në skenë.

Taner Olmez është nga aktorët më të famshëm në Turqi. Ka luajtur plot role në plot filma e seriale./21Media
Back to top button