Tottenhami e mposht Evertonin, Newcastle e pëson nga Lutoni

Kanë përfunduar ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante dhe befasi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Tottenham Hotspur”, Tottenhami e ka mposhtur Evertonin 2:1.
Golat për vendasit i shënuan Heung-Min Son dhe Richarlison, kurse golin e nderit për Evertonin e shënoi Andre Gomes.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Luton Town, e cila e befasoi Newcastle United duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.
Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë.
Fulham 0:2 Burnley
Luton 1:0 Newcastle United
Nottingham 2:3 Bournemouth
Tottenham 2:1 Everton .
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?