Kaloni te përmbajtja kryesore

“DokuFest” në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’

Sipas MovieMaker Magazine, Festivali Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” është përzgjedhur në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’.
DokuFest ka arritur të jetë ndër më të mirët, sipas regjisorit Anderson Matthew dhe producentes Katie White, së bashku me një panel kineastësh dhe producentësh të tjerë që ndihmuan në listën e ‘Festivaleve më të Mirë të Filmit të Shkurtër nga Bota’.

Ndryshe, ‘DokuFest’ këtë vit festoi edicionin jubilar, atë të 20-të të Festivalit me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button