Todosijeviq e humb mandatin në Zveçan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave, nga 21 sa ishin në balotazh.
KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka vendosur që ta zëvendësojë Ivan Todosijeviqin në Kuvendin Komunal të Komunës së Zveçanit me Marko Stefanoviqin, kandidatin tjetër nga Lista Serbe me më së shumti vota në zgjedhjet për kuvende komunale.
Teodosijevic është dënuar me vendim të formës së prerë prej 2 vitesh, pasi i njëjti ka mohuar masakrën e Reçakut.
Për Komunën e Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit nuk është bërë bërë certifikimi për shkak se aktualisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme./21Media 
 

Back to top button