Doli nga vetura për tu kthjellur, burri ra në humnerë dhe vdiq

Policia ka bërë të ditur se dje në rrugën rajonale Pejë-Rugovë, një burrë pasi nuk është ndier mirë ka dalë nga vetura për tu këndellur dhe është afruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Sipas raportit të policisë, zjarrfikësit e kanë nxjerrë trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit, ndërsa mjeku e ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button