Kurti vuri gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”

Kryeministri Albin Kurti, vuri sot gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë të Podujevës.
Ai ritheksoi se duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit mësimor, krijojmë parakushte për ngritjen e cilësisë në arsim.
Kryeministri, siç u bë e ditur në komunikatë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon investime domethënëse veçanërisht në infrastrukturë, në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.
Gjatë ditës së sotme, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Kryeministri Kurti përuroi edhe objektin e ri shkollor dhe sallën e edukatës fizike për shkollën fillore të mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.
“Për tri vitet e ardhshme Qeveria ka siguruar 18 milion euro për investime fillestare në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla. Po ashtu, deri në fund të këtij viti pritet të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen dhe edukohen rreth 1.800 fëmijë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button