Don Xhon e Butrint Imeri po e shijojnë suksesin e “Corazon”

Artistët shqiptarë, Don Xhon e Butrint Imeri së fundmi erdhën me bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Corazon”.
Këngë kjo, e cila nisi kohë më parë të shpërndahej në rrjete sociale, e ende pa u lansuar e finalizuar tashmë ishte bërë një hit.
Këtij suksesi po i gëzohen shumë dyshja, ku kanë ndarë edhe listën e vendeve në të cilat “Corazon” rënditet në vendet e para.
Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani, Itali, Maqedoni e Veriut e Suedi janë vendet në të cilat ky projekt listohet i pari.

Ky projekt pa dyshim që përmbyll një vit të suksesshëm për të dy artistët, Gjatë vitit ata kanë publikuar projekte muzikore që mblodhën miliona klikime në pak kohë.
Ndërkaq, “Corazon” në vetëm katër ditë ka mbledhur mbi 6 milionë shikime në Youtube./21Media

Back to top button