“Eurodram” hap dyert për artistët shqiptarë

Tashmë është i hapur aplikimi për në “Eurodram” .
“Eurodram” është një rrjet për dramë më përkthim me mbi 300 anëtarë, i fokusuar në dramën evropiane dhe është organizuar në rreth 30 komitete.
Objektivi i tij kryesor është të promovojë dramë të re në përkthim nga Evropa, Azia Qendrore dhe Mesdheu, duke e bërë atë të disponueshme si për profesionistët e teatrit ashtu edhe për publikun në rajon, në frymën e pavarësisë, barazisë dhe diversitetit gjuhësor.
Për vitin 2021, çdo komitet i “Eurodram” do të përzgjedhë tre përkthime të dramave bashkëkohore.
Afati i fundit për aplikim është 31 dhjetor 2020, përveç nëse deklarohet ndryshe nga komisioni përkatës.

Propozimet duhet të përfshijnë dramëne plotë, një përmbledhje të shkurtër të dramës (synopsis), një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet eventuale të mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme. Përjashtohen dramat të cilat kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të “Eurodram”.

“Eurodram” funksionon sipas një orari dyvjeçar. Në vitet çift, çdo komitet zgjedh tre drama origjinale të shkruara në gjuhën e komitetit dhe i rekomandon ato për përkthim në gjuhë të tjera evropiane. Në vite me numër tek, komitetet zgjedhin tre pjesë nga veprat e përkthyera në  gjuhën e komitetit, me synimin që ato të botohen dhe/ose të vihen në skenë./21Media

Back to top button