Don Xhoni sqaron videon që shihet duke u nxjerrë jashtë nga një restorant nga sigurimi

Një video e reperit Don Xhon ka qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi, ku shihet ai duke u nxjerrë jashtë një restaurant nga sigurimi.
Kjo video nuk la pa u komentuar nga të gjithë.
Së fundmi, reperi ka sqaruar se çfarë realisht ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit.
“Sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistave. Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje. Në foto/video shihet menaxheri im së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që më mos përfshihem fare në atë rast. I kërkoj mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse siku rata që kanë familje, kam edhe unë. Edhe çdo kush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrni”, ka shkruar Don Xhoni në Instagram.

Ai gjithashtu ka lansuar projektin e ri muzikor pak ditë më parë, “Crypto” e cila u mirëprit nga audienca./21Media

Back to top button