Një milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore

Mësimdhënësit me probleme shëndetësore do jenë përfitues të 1 milion e 700 mijë eurove. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Iliriana Pylla.
Pylla ka treguar se MASHTI ka ndarë për vitin 2022 grantin prej 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.
“MASHTI për grantin specifik për vitin 2022 janë alokuar mbi 1 milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore. Ky është një problem që ka vite me të cilin ballafaqohen shkollat tona dhe kjo është vetëm një nismë për zgjidhjen e këtij problem”, ka thënë Pylla.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës – SBAShK, Rrahman Jashari, në ”Click”, të RTV21 vitin e kaluar ka thënë se në sistemin arsimor janë 400 të punësuar me sëmundje të rënda./21Media 

Back to top button