Kaloni te përmbajtja kryesore

​Donald Trump i uron shërim të shpejtë Joe Biden

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar pas raportimeve mbi diagnostikimin e ish-presidentit Joe Biden me kancer.

Ish-presidenti amerikan është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që tashmë është përhapur në kockat e tij, njoftoi sonte zyra e tij personale.

“Melanie dhe unë jemi të pikëlluar të dëgjojmë rreth diagnozës së fundit të gjendjes shëndetësore të Joe Biden. Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe më të ngrohta Jill dhe familjes, dhe ne dëshirojmë që Joe të ketë një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Javën e kaluar, Biden iu nënshtrua një ekzaminimi për një rritje të sapo zbuluar në prostatën e tij, pasi kishte probleme gjithnjë e më të theksuara urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer në prostatë, me një rezultat Gleason 9 (Grupi 5), me metastaza në kocka, thuhet në deklaratën e zyrës personale të ish-presidentit Biden.

Shtohet se kjo është një formë më agresive e sëmundjes, por tumori është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që mundëson trajtim efektiv.

Biden dhe familja e tij thuhet se po diskutojnë aktualisht opsionet e trajtimit me mjekët e tyre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button