Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku sot u ndal në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Sadiku u mund nga amerikanja, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.
Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, Sadiku arriti sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.
Me këtë rast, KOK-u përgëzoi Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik./21Media