Donjeta Sadiku sot lufton për medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Donjeta Sadiku sot, në orët e pasdites do ta zhvillojë luftën e radhës nga ku edhe synon që të fitojë medalje.
Sadiku të dielën shënoi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Stamboll të Turqisë dhe u kualifikua për në çerekfinale.
Ajo fitoi me luftë bindëse 5:0 boksieren Jocelyne Tshamala me prejardhje nga Kongo, në kategorinë 57-60 kilogramë.

“Donjeta Sadiku shenoi fitoren e dyt në Kampionatin Botëror në Stamboll (Turqi) dhe u kualifikua per qerekfinale në luftë për medalje. Ajo sot në gjron e dyt mundi bindshem 5:0 Jocelyne Tshamala nga Kongo, kategoria 57-60 kg. Selektori Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka u ndanë të kenaqur me boksin dhe formen qe tregoi sot Donjeta,dhe besojnë se kështu do të vazhdojë edhe në meqet e rradhes deri në finale dhe të ngrit flamurin e Kosoves dhe të ndegjohet himni i Kosovës”, u bë e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës në Facebook./21Media

 

Back to top button